Ka ndodhur

Ishte në ‘arrest shtëpie’, zbulohet një nga autorët e zjarrvënies së makinave në Kamëz

Gazeta Si – Një nga autorët e djegies së gjashtë automjeteve në biznesin e makinave me qira në Kamëz, është arrestuar.

Policia thotë se Amarildo Saliu, 23 vjeç, banues në Zall Mner, ishte në “arrest shtëpie” dhe në momentin që zjarrvënia ka ndodhur, nuk ka qenë në banesë, të cilën e ka pranë vendit të ngjarjes. Saliut i është sekuestruar celulari, por të gjitha materialet i ka fshirë.

Si autorë të zjarrvënies dyshohet se janë tre persona, ndërsa po punohet ende për zbardhjen e ngjarjes. Biznesi ishte hapur para 6 ditësh dhe është në pronësi të Edjon Hoxhës.

Policia njofton se dyshohet se ai ka djegur një automjet që ka qenë i parkuar në rrugën “Donald Trump” dhe si pasojë e përhapjes së flakëve, janë djegur dhe disa mjete të tjera.

Pista e parë e hetimeve mbetet ajo e konkurrencës. Hoxha është marrë në pyetje nga Komisariati Nr.5 ku ka deklaruar se nuk ka patur probleme me persona të tjerë gjatë kohëve të fundit.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë