Rend dhe Ligj

Ishin të dehur, pezullohen nga detyra 3 policë në Tiranë. Babai dhe dy djemtë u konfliktuan me njëri-tjetrin

Gazeta Si – Me urdhër të drejtorit të Policisë së Tiranës, Tonin Vocaj, 3 punonjës policie, babai dhe dy djemtë e tij, janë pezulluar nga detyra, pasi u përfshinë në një sherr.

Ngjarja ka ndodhur të shtunën në mbrëmje në rrugën “Bardhyl”, ku tre efektivët, në gjendje të dehur, janë konfliktuar me njëri-tjetrin, si dhe gjatë shoqërimit kanë kundërshtuar forcat e policisë.

Bëhet fjalë për inspektor Hamit Sallakun, me detyrë ndihmës specialist për Policimin në Komunitet në Komisariatin Nr. 1 dhe dy djemtë e tij, inspektorin Mariglen Sallaku me detyrë ndihmës specialist për Hetimin e Krimeve në Komisariatin Nr. 2 dhe Denis Sallaku, me detyrë ndihmës specialist për Policimin në Komunitet në Komisariatin Nr. 3.

Gjithashtu, Drejtoria e Standardeve Profesionale në Policinë e Shtetit, ka nisur hetimin disiplinor ndaj tyre, si dhe është njoftuar dhe AMP për hetime të mëtjeshme.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë