Ngjarje

Ishin kundër vaksinës familjarisht, gruaja 39-vjeçare vdes nga Covid, nëna e saj në gjendje të rëndë

Gruaja 39 vjeç, nënë e dy fëmijëve të vegjël, u testua pozitive nga Covid-19 pas një feste familjare: burri dhe prindërit e saj ishin gjithashtu pozitivë

Banore në Piancogno, në provincën e Brescias në Itali, gruaja kishte kaluar pushimet me familjen e saj.

Babai, nëna, burri dhe fëmijët, një djalë dy vjeç dhe një vajzë shtatë vjeçare, një familje e tërë e infektuar që filloi me nënën, e  para që pësoi pasojat më serioze të koronavirusit.

Pas infeksionit, gruaja u shtrua në spital për dy javë duke u përkeqësuar gjithnjë e më shumë me kalimin e ditëve.

Deri në vendimin e mjekëve të spitalit Brescias për ta transferuar atë në Milano,  duke e ndarë atë nga nëna e saj, e cila ende lufton mes jetës dhe vdekjes në kushte të rënda në Brescia.

Sipas "Il Giornale di Brescia", e cila hetoi historinë dhe kontaktoi burime pranë familjes, gruaja ishte kundër vaksinës madje edhe para Covid-19.

Aq sa ajo kishte qenë kundër vaksinimeve të detyrueshme pediatrike për fëmijët.

E gjithë familja nuk ishte e vaksinuar.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë