Fqinjët e mirë janë ndonjëherë fat. E në rëntë një i keq, atëherë sherret mund të ndizen nga çasti në çast. Një arsye për grindje e mandej për të shkuar në polici është edhe tymi. Një 65-vjeçar që e përshkruan vetveten si një burrë që nuk pajtohet me parregullsitë, që do qetësi dhe që i zbaton rregullat, është po kaq kërkues edhe ndaj atyre që e rrethojnë. Pas kërkesave të vazhdueshme, në përfundim ai është dorëzuar dhe ka kërkuar asistencën e policisë për të ndërhyrë që t’i edukojnë fqinjët. Denoncimi dhe kërkesa për të edukuar fqinjët u regjistrua në komisariatin numër katër në kryeqytet pohoi një burim i Gazetës Si, sipas të cilit pas ankesës, agjentët janë vënë në pozitë të tillë, saqë kanë dëgjuar edhe palën tjetër.