Ish snajperisti i ushtrisë izraelite David Roytman ka kthyer “profesionin” e tij në një tjetër profesion.
Ai pikturon duke përdorur armë dhe poligone zjarri në vend të furcave.
Roytman përdor një pistoletë për të gjuajtur çanta të mbushura me bojë, të cilat më pas spërkaten në një dërrasë druri, duke krijuar veprat e artit. Në Ukrainën e tij të lindjes, ai krijon piktura në të njëjtën mënyrë duke përdorur topin e një tanku të epokës së Luftës së Dytë Botërore.
Roytman, 42 vjeç, përshkruan metodën si mënyrën për të nxjerrë kujtime të vështira nga shërbimi i tij luftarak.
“Ky është shërimi im nga arti. Kur jam duke qëlluar, jo mbi njerëzit, jo në një luftë, jo gjatë shërbimit ushtarak, unë jam duke e bërë këtë si një mënyrë timen për të nxjerrë gjithë inatin. Kjo më bën të ndihem i qetë”, tha ai.
Njëzet nga veprat e pazakonta janë shitur me nga 5000 deri në 10.000 dollarë copa.
Mesazhi i artistit është se “të gjithë duhet të mendojnë, kur po dërgojnë djemtë e tyre për të luftuar, për të mbrojtur vendin e tyre, ata duhet të kujtojnë se kur të kthehen ata kanë nevojë për mbështetje”, tha Roytman.\Reuters\
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)







Lini një Përgjigje