Mode

Ish modeli që “gris” veshjen e politikanëve dhe të të pasurve

Nga Olta Gjini-  Endrit Hoxhaj, një nga emrat e njohur në fushën e modës në Shqipëri  ka gjithmonë një ide dhe opinion kur vjen puna tek stili dhe trendet e kohës. Kohë para se të niste  karrierën në fushën e modelingut, djali i pasionuar pas stilit dhe së bukurës, është marrë me boks. Por duket se pasioni për modën e bëri që të shkëputet nga ringu, por kjo mbetet  një nga pjesët më nostalgjike për të. Vendosi të marrë pjesë në një konkurs për meshkujt më të bukur dhe u shpall më fotozheniku mes garuesve. Kjo do të ishte  porta e parë drejt botës së modës.  Mendoi më pas të hapte një faqe interneti ku reklamonte vajza të bukura dhe dalëngadalë arriti të krijonte një agjenci të vërtetë modelimi. Kohën kur ishte boksier e kujton si një periudhë të bukur dhe njëkohësisht të  mbushur me sakrifica, pasi siç thotë ai nuk është lehtë të ecësh në hapa të suksesshëm.  Nëse ndjek ndonjë event mode , Endriti ka gjithmonë diçka për të shtuar, kritikë apo detaj për të ndryshuar. Prej kohësh ai është zhvendosur në SHBA, nga ku shpesh herë hedh në letër mendimet e tij për çështje të ndryshme,  të cilat lidhen po me modën. Sa i përket modës në Shqipëri, shprehet se në vendin tonë nuk ndiqet moda dhe shkak për këtë janë kushtet ekonomike . “Ata që ndjekin modën janë  vetëm një klasë e caktuar”,  thotë ai.

Në këtë intervistë për gazetën “Si”, Hoxhaj flet për fëmijë oligarkësh, të famshëm apo politikanë shqiptarë, që edhe pse vishen me marka e luks, janë ende larg shijes së mirë dhe stilit.

Nga boksier në super model, dashuria juaj për ringun dhe pasarelat, çfarë i ndan dhe çfarë i bashkon?

Të flas për boksin më duhet shumë kohë sepse çdo minutë në boks ka qenë emocion ndryshe si ne ring palestër apo kur fitoja medalje apo shpallesha kampion.... këto dyja i ndanë karakteri që mbartin sepse boksi është i egër ndërsa modelingu është i butë... ajo që i bashkon  për mua si Endrit janë padrejtësitë me të cilat jam përballur si në boks ashtu edhe në modeling.  Unë kam reaguar gjithmonë ndaj padrejtësive  dhe jam përpjekur që çdo gjë të jetë në bazë të meritokracisë, dhe të triumfojë më e mira.

Shqiptarët kanë përqafuar tendencat e modës , kryesisht pas viteve 90, sipas jush  a kanë shqiptarët stil?

Shqiptarët nuk kanë modën e tyre , kanë vetëm kopje dhe rrobaqepëse, ndërsa për t’u veshur nuk mund të them se janë pa stil, ama nuk duhet të lëmë pa përmendur se femrat shqiptare shpesh herë ngatërrojnë kafen me plazhin. Nuk dinë as të kopjojnë. Kopjojnë Kim Kardashian,  që në fakt Kim Krdashina hanë bukë nga skandalet, plus që shqiptaret ngatërrojnë veshjet e një photoshooting me përditshmërinë. Nuk i përmbahen kodit të etikës, e sidomos në punë... për këtë pjesë mund të vazhdoj të  flas deri nesër, por po ndaloj me kaq.

Është e vështirë të ndjekësh modën në Shqipëri?

Absolutisht që është shumë e vështirë, së pari  moda kërkon buxhet , që në Shqipëri të them të drejtën  jemi popull i varfër, sidomos këto 8 vitet e fundit, varfëria është theksuar edhe më shumë. Plus që shqiptarët nuk është se ndjekin modë, ndjekin një person të caktuar, nuk krijojnë stilin e tyre dhe të përfaqësojnë vetën e tyre, por vishen duke kopjuar të tjerët. Por e rëndësishme është se shqiptarët mbahen përgjithësisht, se si, nuk ka rëndësi për ta! Nuk mund te jesh as modele as model kur ti paguhesh 40mije lekë për një punë. Kur 50 mijë lekë kushton një buzëkuq markë, apo një xhaketë  bën 100 mijë lekët, kështu që pa pasur një qeros me lekë nuk  ndjek dot modën, apo të kopjosh personazhet e famshëm! Në rastin e meshkujve pa qënë  ish emigrant, nuk mund të ndjekësh modën!  Zgjidhja është , thjeshtësi dhe rroba të pastra, dhe një stil unik tëndin,  po të ndjekin këtë të fundit shqiptarët do jenë unik në stilin e tyre.

Ju jeni bashkëthemelues i kompanisë “Fashion Supreme" , sa kohë i dedikoni kësaj agjencie, dhe a keni arritur pritshmëritë e duhura nga kjo punë?

E vërteta është se unë jam themelues i Top Mode Fashion dhe Fashion Supreme dhe revistës  Touch Fashion! Por në momentin që unë hodha në treg agjentin e parë Top Model Fashion  blerësit përdorën edhe eventet që kisha bërë si punën në këtë fushë. E rëndësishmë  për mua  është që puna të ecë dhe njerëzit të dinë realitetin. Unë kur u shkëputa nga shqipëria të them të drejtën i kam pezulluar aktivitete e mia si në TouchFashion, ku bëja shkrime vec për modën, dhe njerëz të suksesshëm, të cilt i mernin dhe mediat e tjera. Po ashtu ehd agjenci që kam mbajtur për vetë , FashionSupreme nuk e kam shumë aktive, dërgoj ndonjë modele tek tuk në reklama, pasi nuk mbahen dot, kur je kaq larg.

Sa ndiqen tendencat e fundit të modës tek ne?

Ndiqen pak, jo shumë. Dhe këto tendenca ndiqen nga fëmijët e oligrkve dhe nga “vipa-at” shqiptar! Sepse thashë më parë ka të beje shumë ekonomia ose ndryshe duhen kompromise! 

A ka ndonjë rregull të caktuar mbi veshjen?

Në këto kohë që jetojmë , veshja s’ka më rregulla të caktuara. Por unë do të thoja rregullin e caktuar të veshjes e vendos vendi ku ti gjendesh dhe pastërtia e saj.

Më mirë një stil personal, apo një imitim?

Gjithmonë një stil personal sepse veshja është komunikim pa fjalë.

Një koment për stilin  politikanëve shqiptar , përtej kostumit zyrtar?

Sido që të jetë pyetja, ata janë njerëzit që vendosin për ne dhe komunikojnë edhe përmes  veshjes. Politikanët e kanë bastarduar etikën e parlamentit dhe mesazhin që jep veshja. Duke vazhduar nga Kryeministri, Spiropali e deri tek i fundit i Opozitës. Me atletet në Samitin e NATO-s, me tuta dhe atlete në homazhet e Luan Hajdaragës, me tuta dhe atletet në 10- vjetorin e pavarësisë së Kosovës... Ç’mund të them për ta?! Kur ata dalin në fushatë me makina 100mijë $ apo me ora 40mije $ e flasin për varfëri.  Sa i përket veshjes së politikaneve femra, unë mendoj se nuk dinë të vishen, thjesht blejnë diçka të shtrenjtë dhe mendojnë se janë në rregull. Veshja e politikanëve meshkuj është e padukshme, pasi ata janë pas një kostumi. Duhet të  dimë diçka që nuk duhet të bëhet modë në politikë me popullin.

Cili nga politikanët shqiptar ka më shumë stil në veshje.... i preferuar juaj?

Nuk mund të them që ka politikanë që kanë stil, siç të thash më sipër janë pas një kostumi zyrtar. Por përgjithësisht janë të kamufluar pas kostumit si në parlament ashtu edhe në rrugë. Mendoj që  Sali Berisha i përmbahet shumë etikes dhe moralit  në veshjet që bën , dhe është kjo arsyeja që ka rrëmbyer preferencat e mia , si një nga politikanët e preferuar. Politikanët duhet te tregojnë kujdes në veshjet  që zgjedhin, dhe arsyet i përmenda më sipër.

Po nga politikanet?

Këtu do të ishte e vështirë, sepse unë lidh punën me personazhin. Të parat që më vijnë në mendje janë Majlinda Bregu, Esmeralda Shkjau, Jozefina Topalli ,Mesila Doda, Grida Duma, edhe të tjera. Por ka edhe nga ato që mund të them që janë skandal në veshjet e tyre.

Cili nga artistët shqiptare ju ka rënë në sy për stilin e veçantë?

Ka shumë por Adrian Gaxha dhe Ledri Vula nga meshkujt ndërsa nga femrat Dua Lipa mbetet e para për mua dhe vështirë të arrihet nga të tjerat, pasi është tepër e përmbajtur dhe unike.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë