Ka ndodhur

Ish-gruaja i merr vajzën dhe largohet nga banesa, babai e denoncon në polici

Një vajzë 15-vjeçare është shpallur në kërkim nga policia në Delvinë, pasi është larguar nga banesa bashkë me nënën e saj.

Ka qenë babai i vajzës ai që ka bërë kallëzimin në polici dhe ka sqaruar se ai është ndarë me bashkëshortja, ndaj kërkon kthimin e vajzës në banesë.

Ndërkohë po në Delvinë në 42-vjeçar është arrestuar në flagrancë, pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij.

Lidhur me këto dy ngjarje hetimet po vijohen nga Prokuroria e Sarandës për veprime të mëtejshme.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë