Gazeta Si- Ish deputetja e PD, Ledina Alolli, e cila ka qenë dhe kandidate për kryetare e Bashkisë së Korçës në zgjedhjet vendore 2023, është paraqitur sot në SPAK
Nuk dihen arsyet pse Aloll është thirrur nga prokurorët e SPAK. Përgjatë viteve 2009–2013, ajo ka qenë deputete e Kuvendit.
Në të njëjtën kohë ka qënë pjesë e disa komisioneve parlamentare si Anëtare e Komisionit të Ekonomisë dhe Financave, Anëtare e Sekretariatit për Kërkim Shkencor, Bibliotekën dhe Botime, Anëtare zvendësuese e Komisionit Parlamentar të Edukimit dhe Medias.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.