Pas shumë aludimesh, Irani ka pranuar sot përgjegjësinë për rrëzimin e avionit me ukrainas, ku humbën jetën 176 persona.
Ushtria iraniane deklaroi të shtunën në mëngjes se kishte rrëzuar “jo qëllimisht” avionin, i cili u ngrit nga Teherani, ndërkohë që Irani lëshoi raketat për të sulmuar bazat amerikane. Irani tha se pasi ishte ngritur nga aeroporti Imam Khomeini, forcat e armatosura iraniane e morën avionin e udhëtarëve për një mjet fluturues armik, ndërkohë që ai ishte shumë afër një baze ushtarake, për shkak të lartësisë në të cilën fluturonte dhe formës së tij.
Marrja e përgjegjësisë vjen pasi Kanadaja dhe zyrtarë amerikane thanë se avioni u rrëzua nga një raketë iraniane, ndoshta gabimisht. Avioni, i cili sapo ishte nisur në Kiev, u rrëzua të mërkurën. Pjesa më e madhe e pasagjerëve ishin ukrainas dhe kanadezë.
Të dhënat satelitoren tregonin sipas zyrtarëve amerikane se avioni u rrëzua gabimisht nga raketa anti-ajrore.
Para se të pranonte se avioni ishte rrëzuar nga goditja me raketë, Teherani ngulte këmbë se njoftime të tilla ishin "luftë psikologjike kundër Iranit".
Për disa ditë rresht ai mohoi përgjegjësinë për rënin e avionit Boeing 737-800, duke thënë se mund të duhej një ose dy muaj për të nxjerrë informacione nga regjistruesit e të dhënave të zërit dhe fluturimit.
Shtetet e Bashkuara i dorëzuan Presidentit të Ukrainës Volodymir Zelenskiy të dhëna të rëndësishme për rrëzimin përpara një telefonate me Sekretarin e Shtetit Mike Pompeo të premten.
Kush janë viktimat?
176 viktimat në bordin e aeroplanit Boeing 737 ishin nga vende të ndryshme. 82 prej tyre ishin iranianë, 63 kanadezë, 11 ukrainas, 10 suedezë, katër afganë, tre gjermanë dhe tre shtetas britanikë, sipas një lajmërimi nga Ministri i Jashtëm i Ukrahinës Vadym Prystaiko.
Aeroporti Ndërkombëtar i Ukrahinës dhe Autoriteti i Aviacionit Civil Iranian publikuan listën e plotë të pasagjerëve të atyre që ishin në bord.
Kryeministri Kanadez Justin Trudeau tha se 138 nga pasagjerët do të fluturonin për në Kanada. Viktimat përfshinin një çift të porsamartuar, një familje prej katër vetash, një nënë dhe vajzat e saj, “gjithashtu studentë dhe anëtarë të përkushtuar të fakultetit”, tha Trudeau.
“Kanadezët kanë pikëpyetje dhe ata meritojnë të marrin përgjigje”, tha Trudeau.
Ndër kanadezët që kanë humbur jetën ishte Mehdi Eshaghian, i cili kishte studiuar më parë në Universitetin e Teknologjisë Sharif në Teheran. Shoku i shkollës i Ali Mazaheri tha për CNN se Eshaghian ishte transferuar në Kanada në vitin 2018, por ishte kthyer në Iran për të vizituar familjen.
“Ne të gjithë jemi të trishtuar. Ai do të mbushte 25 vjeç këtë javë. Ai ishte i sjellshëm, i përulur, i kujdesshëm”, u shpreh ai.
Në një fjalim, Universiteti Sharif tha që edhe 12 ish-studentë të tjerë ishin në mesin e të viktimave, por identiteti i tyre nuk është konfirmuar ende.
Tre britanikë kanë qënë po ashtu në mesin e viktimave. Njëri prej tyre, Saeed Tahmasebi Khademasadi, 35 vjeç, ishte student në Londër.
Linjat ajrore ndërkombëtare të Ukrahinës kanë deklaruar se tre pilotë dhe gjashtë persona nga ekuipazhi humbën jetën të mërkurën.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.