Teknologji dhe Inovacion

iPhone 14 mund të dalë në shitje më 13 shtator

Ka një ditë që shumë fansa të Apple në mbarë botën mezi e presin: dita që del një Iphone i ri. iDropNews, faqja e dedikuar e Apple shkruan se telefoni i ri iPhone 14 do të dalë në shitje më 13 shtator.

Edhe pse Apple ende nuk e ka konfirmuar ose mohuar këtë, data përshtatet me vitet e mëparshme të iPhone. Përgjithësisht lançimet e iPhone janë bërë të martën në mes të shtatorit.

iDropNews citon 'burimet e veta' dhe pretendon se Apple ka 'diçka të planifikuar' për 13 shtator.

Sipas iDropNews, mbetet e paqartë nëse Apple do të bëjë prezantimin në internet apo personalisht.

“Sipas burimeve tona, kjo nuk është vendosur ende”, shkruan iDropNews.

"Apple nuk dëshiron të marrë një vendim të nxituar dhe më pas të tërhiqet sepse rastet e COVID janë në rritje, kështu që kompania do të vendosë sa më afër datës së ngjarjes se çfarë do të bëjë”.

Apple ka të ngjarë të lançojë katër iPhone të rinj. iPhone 14, iPhone 14 Max, iPhone 14 Pro dhe iPhone 14 Pro Max.

iPhone 14 dhe iPhone 14 Max mund të jenë 'zhgënjyes' pasi do jenë identike me iPhone 13, me çmime përkatësisht 799 dhe 899 dollarë.

Megjithatë, iPhone Pro dhe iPhone Pro Max përshkruhen si "një ndryshim i vërtetë i lojës".

“Apple planifikon të rrisë çmimin e iPhone 14 Pro në 1099 dollarë, ndërsa iPhone 14 Pro Max do të fillojë nga 1199 dollarë”, shkruan iDropsNeës.

Përveç iPhone-ve të rinj, Apple do të sjellë dhe disa artikuj të ndryshëm.

Përfshirë AirPods Pro 2 dhe Apple Watch 8.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë