Shendet

Investime kundër pickimeve. OBSH strategji për t’u hequr helmin gjarpërinjve

Miliona paundë janë duke u investuar në trajtime që do të përmirësojnë normat e mbijetesës për njerëzit të cilët rrezikohen të kafshohen nga gjarpërinjtë helmues. Ndërkohë që Organizata Botërore e Shëndetësisë pritet të nisë një strategji për të hequr helmet nga gjarpërinjtë në disa vende të botës.

Helmimet nga gjarpërinjtë mendohet se vrasin deri në 138.000 njerëz çdo vit, ndërsa lënë 400.000 të tjerë të paaftë. Ekspertët po e quajnë këtë fenomen si kriza më e madhe shëndetësore, të cilën bota e ka fshehur. Mjekimet që trajtojnë helmimet, si anti-helmet janë të shtrenjta, duke bërë kështu që njerëzit të cilët jetojë në vendet e pazhvilluara të mbeten të pakuruar.
Organizata jo fitimprurëse “Wellcome Trust” ka njoftuar në një deklaratë se do të investojë 80 milionë paundë, në një program që synon prodhimin e ilaçeve anti-helm më të lira, më të sigurta dhe më efektive.

Mike Turner, drejtori i organizatës tha se pickimet nga gjarpri nuk kanë pse të shkaktojnë vdekshmëri kaq të lartë në botë.
“Përdorimi i ilaçeve anti-helm janë një shans shumë i mirë për të ndryshuar këtë fenomen. Është një çështje jashtëzakonisht sfiduese, për të cilën nuk ka pasur pothuajse asnjë hulumtim, të paktën as për të ditur se sa gjarpërinj helmues janë në botë,” shton ai.
Sipas tij, duhet të krijohen edhe medikamente të tjera për të luftuar këtë fenomen, i cili kohët e fundit është bërë edhe më shqetësues. Mbas kësaj deklarate, Organizata Botërore e Shëndetësisë ka bërë me dije se këtë muaj do të nisë një strategji për të hequr helmet nga gjarpërinjtë në disa vende të botës. Nismë kjo që mendohet të përgjysmojë vdekjet deri në vitin 2030.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë