Shendet

Interpol kap vaksina të rreme në Afrikë: Vetëm maja e ajsbergut

Policia në Kinë dhe Afrikën e Jugut ka kapur mijëra doza të rreme të vaksinës Covid-19, deklaroi të mërkurën organizata globale e policisë Interpol, duke paralajmëruar se kjo përfaqësonte vetëm "majën e ajsbergut" në krimin e lidhur me vaksinat. Agjencia me bazë në Lyon, Interpol tha se 400 shishka - ekuivalente me rreth 2,400 doza që përmbajnë vaksinën e rreme - u gjetën në një depo në Germiston jashtë Johanesburgut në Afrikën e Jugut, ku oficerët gjetën gjithashtu maska dhe arrestuan u tre kinezë dhe një shtetas Zambian.
Në Kinë, policia identifikoi me sukses një rrjet që shiste vaksina të falsifikuara Covid-19 në një hetim të mbështetur nga Interpoli, i cili ka 194 vende anëtare. Ata bastisën vendet ku prodhohej vaksina duke rezultuar në arrestimin e rreth 80 të dyshuarve dhe u kapën më shumë se 3,000 vaksina të rreme. Interpoli në fillim të këtij viti lëshoi një njoftim ku autoritetet paralajmëronin se e githë bota duhet të ishte e përgatitur për të anashkaluar raste të tilla.
"Çdo vaksinë që reklamohet në faqet e internetit ose rrjeti i errët nuk do të jetë i ligjshëm, nuk do të jetë testuar dhe mund të jetë i rrezikshëm," deklaroi Interpoli.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë