Futboll

Interi i 2024-ës pa rivalë në Itali, Inzagi e ka marrë tashmë ‘patentën’ e trajnerit të madh

Gazeta Si – Për këtë pjesë të parë të vitit kalendarik, skuadra e Inzagit ka pësuar vetëm 2 gola, njëri nga të cilët me penallti në Monca. Vetëm fitore dhe një sjellje prej një skuadre të madhe.

Ajo këmbanë e lehtë alarmi ndaj Veronës duket sikur ka rënë shekuj më parë. Në pjesën e parë të 2024-ës Interi i Kristjan Asllanit i ka fituar të gjitha ndeshjet dhe për të qenë më të saktë, ka fituar gjithmonë si skuadër e madhe. Ka 4 pikë avantazh nga Juventusi dhe një ndeshje më pak, luan përmendësh për 90 minuta dhe lë pak hapësira, thuajse aspak. Të mendosh për dikë që mund t’i heqë yllin e dytë, është e vështirë.

Rezultati i ndeshjes direkt me Juventusin, përtej shprehjes së thjeshtë numerike, thotë se Interi është 4 pikë para dhe mund të shkojë 7, nëse mund edhe Atalantën në ndeshjen e prapambetur.

Një fillim 2024-e i jashtëzakonshëm, me 6 fitore në 6 ndeshje mes kampionatit dhe Superkupës. Për zikaltrit kështu ka ndodhur vetëm në 2007-ën. Po ashtu, 57 pikë në 22 ndeshje janë rezultati i dytë më i mirë i të gjitha kohërave, pas 60 pikëve të grumbulluara në 2006-2007 nga Interi i Mançinit në vitin post-Kalçopoli.

Interi ka mbrojtje shumë solide, nuk ka pësur kurrë gol në minutazhin 78′-90′, kur skuadrat zgjaten dhe është më e lehtë të gabosh. Përgjatë 90 minutave Juventusi nuk bëri asnjë gjuajtje në kuadratin e portës, një rekord negativ për bardhezinjtë. Një ndeshje shumë të mirë kanë bërë ndaj Juves Pavard dhe Mkhitarian. Çalhanoglu ishte zotëria i mesfushës. Të gjithë kanë bërë shumë mirë dhe nuk mund të anashkalohet aspekti psikologjik.

Interi i sotëm është një skuadër e ndërgjegjshme për forcën e vet dhe për personalitetin e vet. Rrallë vuan dhe në Itali nuk ka asnjë rival, siodmos tani, pasi ka fituar edhe sfidën e parafundit direkt. Mbetet vetëm derbi i kthimit që që prish pak gjumin e Inzagit.

Por ky Inter ka pak rivalë edhe në Europë. Skuadra zikaltër në këtë moment në nivelin e superfuriqve europiane. Kundër Atletikos në Champions nuk do të jetë e lehtë, por trajneri mund të mendojë për administrimin e forcave. Inzagi e ka marrë tashmë patentën e trajnerit të madh dhe Interi i tij atë të skuadrës së madhe.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë