Gazeta Si – Prokuroria federale ka vendosur të hapë një hetim në lidhje me telefonatën e që trajneri Simone Inzagi, i skualifikuar, i bëri skuadrës në pushim të ndeshjes mes Romës dhe Interit.
Në momentin e parë, duke parë edhe deklaratën e zëvendëstrajnerit Farris, prokurori Xhuzepe Kine mendoi që të mos niste një procedim. Më pas, lajmet e shumta, që drejtësia sportive i merr në konsideratë si pikënisje për të hapur një hetim, e shtynë që të thellohet në këtë çështje.

Të shtunën e kaluar në ‘Olimpico’, Bastoni foli për Dazn në lidhje me telefonatën e Inzagit, që u hodh poshtë nga Farris. Ky i fundit nënvizoi se ishte stafi teknik që bënte ndërmjetësin mes Inzagit dhe lojtarëve. Bëhet fjalë për një akt të lejuar, kështu që vështirë se do të gjendet prova e telefonatës së ndaluar.
Kine gjithsesi do të dëgjojë sot personat e përfshirë, nga Bastoni tek Inzagi, duke kërkuar detaje dhe elementë të rinj për atë çfarë ka ndodhur.
Konfirmohet hapja e hetimit edhe për gishtin e mesit të Açerbit, drejtuar tifozëve të Romës në tribunë. Edhe mbrojtësi zikaltër (ndaj të cilit pati kore si ‘duhet të vdesësh’) do të dëgjohet sot nga prokurori.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




