Shendet

Instinkti i nënës nuk është më një mit

Shkencëtarët së fundmi kanë zbuluar se gratë realisht e kanë “instinktin e nënës”. Një studim zbuloi se një grup i qelizave të trurit tek minjtë femra, u aktivizua kur ata ishin të ekspozuar ndaj oksitozinës, 'hormonit të dashurisë'.
Sipas studiuesve të universitetit shtetëror të Luizianës nuk ishte e njëjta gjë për meshkujt. Këto qeliza gjenden në zonën e trurit që mendohet, të rregullojnë sjelljen e grave gjatë periudhës së mëmësisë. Oskitocina lëshohet gjatë lindjes dhe ushqyerjes me gji dhe studime të shumta kanë treguar se, luan një rol shumë të rëndësishëm në lidhjen e nënës dhe foshnjës.
Sipas studiuesve, hulumtimi i tyre mund të zbatohet për të gjithë gjitarët që janë femra, duke përfshirë këtu edhe njerëzit. Me tej ata shtojnë se teoria e re, mund të ndihmojë gratë në trajtimin e depresionit postnatal, i cili prek një deri në shtatë gra dhe lidhet me nivele të ulëta oksitocinës.

Reagimi i receptorëve të hormoneve në oksitocinë. Në të majtë femrat, në të djathtë meshkujt.

“Shumë studiues kanë tentuar të hetojnë diferencën mes sistemit të oksitociteve tek femrat kundrejt meshkujve, por deri më tani askush nuk ka gjetur një dëshmi përfundimtare. Zbulimi ynë ishte një surprizë e madhe,” tha autori kryesor i studimit Ryoichi Teruyama.
Hulumtuesit gjithashtu, treguan se i kishin ekspozuar qelizat e trurit të minjve në oksitocinë dhe më pas shënuan reagimin e receptorëve të hormoneve, të cilat zgjatën më shumë se një muaj. Kjo zbuloi se qeliza oksitocinës u aktivizuan, vetëm kur ishte i pranishëm hormoni i estrogjenit femëror.
Ekspertët shpresojnë se gjetjet e botuara në revistën mjekësore “PLOS ONE”, të nxisin studime të tjera për trajtimet e depresionit mbas lindjes.
Përpos nënave depresioni i tyre pas lindjes, ndikon edhe tek fëmijët. Studimet të ndryshme kanë treguar se fëmijët e nënave në depresion janë të rrezikuar të kenë probleme njohëse, emocionale dhe mjekësore. Gjithashtu, gjatë viteve të fundit oksitocina është sugjeruar, si një trajtim për shëndetin mendor, por edhe për fëmijët me gjendjen e autizmit./Daily Mail/


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë