Ngjarje

Instagram bllokon lajmet e rreme që përhapen kundër vaksinimit

Instagram do të bllokojë hashtagjet që përdoren për të përhapur informacion të rremë rreth vaksinimeve. Sidoqoftë, disa tema dhe raporte kundër vaksinave që përhapin keqinformime dhe mashtrime janë ende aktive në Instagram.

Një zëdhënës i Instagram tha për BBC se platforma nuk do të ndërmarrë veprime kundër njerëzve apo llogarive që identifikohen si anti-vaksinim, por do të punojë për të kufizuar përhapjen e lajmeve false, sepse këto kanë efekte të dëmshme në publik.

Ai tha se kompania mbështetej në autoritetet globale si Organizata Botërore e Shëndetësisë dhe Qendrat Amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve për të identifikuar këto lajme që përhapen në rrjet.

Hashtagje siç janë #vaccinescauseaids dhe #vaccinesarepoison tashmë janë të ndaluara.

Instagram gjithashtu po mendon të tregojë mesazhe arsimore pop-up për njerëzit që kërkojnë informacione në lidhje me këto mashtrime që përhapen në rrjet.

Platforma gjithashtu dërgon edhe mesazhe pop-up për njerëzit që kërkojnë informacione rreth dëmtimeve që shkakton droga

Në shkurt, YouTube ndaloi shërbimin e reklamave në shumë kanale popullore që nxisin teoritë e konspiracionit anti-vaksinë.

Organizata Botërore e Shëndetësisë tha se pikëpamjet kundër vaksinave ishin një nga 10 kërcënimet globale për shëndetin në vitin 2019


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë