Teknologji dhe Inovacion

Instagram bën një ndryshim për të ndaluar shpërndarjen e fotografive nudo në DM

Instagram po u jep përdoruesve të tij mbrojtje kundër fotove nudo të pakërkuara, ndërsa u bën thirrje atyre që i dërgojnë t’i fshijnë ato sa më shpejt të jetë e mundur.

Aplikacioni në pronësi të Meta po lëshon një shërbim të quajtur “nudity protection” që turbullon fotot kur dërgohen përmes DM. Ai përdor AI për të identifikuar automatikisht organet gjenitale mashkullore ose femërore në fotot e dërguara përpara se t’i errësojë ato, ngjashëm me teknologjinë që ekziston tashmë në aplikacionet dating. Megjithatë, marrësi ka ende një shans për të shtypur mbi fotografi dhe për ta parë foton origjinale.

Në një deklaratë, Meta tha se DM-të në Instagram përdoreshin në mënyrë të padëmshme për të dërguar mesazhe dhe foto te miqtë dhe familjarët. Megjithatë, dërgimi i një fotoje të pakërkuar të organeve gjenitale përbën ‘abuzim me imazhin intim’.

Për më tepër, ‘mashtruesit e zhvatjes’ që marrin imazhe intime mund të kërcënojnë t’i ndajnë ato nëse nuk paguhet një shpërblim nga dërguesi fatkeq. Sipas një hetimi në fillim të këtij viti, 100 fëmijë në ditë po bien viktimë e mashtrimeve në rrjetet sociale, duke përfshirë edhe një djalë 16-vjeçar që vrau veten.

“Për të ndihmuar në adresimin e kësaj, së shpejti do të fillojmë të testojmë veçorinë tonë të re të mbrojtjes së lakuriqësisë në DM-të e Instagram-it, e cila turbullon imazhet që zbulohen se përmbajnë nudo dhe i inkurajon njerëzit të mendojnë dy herë përpara se të dërgojnë imazhe nudo”, thotë Meta.

Mbrojtja ndaj lakuriqësisë do të aktivizohet automatikisht për përdoruesit e moshës 13 deri në 17 vjeç globalisht, por Instagram do t’u shfaqë një njoftim përdoruesve të moshës 18 vjeç e lart duke i inkurajuar ata që ta aktivizojnë gjithashtu. Pritet që shërbimi të vijë drejt përdoruesve gjatë muajve në vijim.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë