Ngjarje

INSTAT: Përmbysje e raporteve gjinore, në Shqipëri do të dominojnë gratë

Prej shumë dekadash raportet gjinore përgjithësisht anonin më shumë nga ana e meshkujve. Faktorët për këtë qasje janë të shumë, duke nisur që nga aborti selektiv.
Prej shumë kohësh numri i meshkujve në Shqipëri, ka qenë më i lartë se sa i femrave, por duket që të dhënat e fundit nga INSTAT tregojë një parashikim tjetër.

Sipas të dhënave, në vitin 2061 do të ketë vetëm 78.6 burra për 100 gra.
Raporti gjinor në vitin 2011 ishte 107.8 meshkuj për 100 femra, por të dhënat priten të kthehet në favor të grave deri në vitin 2061. Në këtë vit popullsia totale në Shqipëri do të jetë rreth dy milion banorë dhe 44 për qind e popullsisë do të jenë meshkuj dhe 56 për qind do të jenë femra.

Edhe pse raporti gjinor i lindjeve është rreth 108 bebe djem dhe 100 bebe vajza, ai do të zvogëlohet në mënyrë graduale dhe do të arrijë nivelin natyror. Një nga faktorët kryesorë për këtë fenomen është emigracioni, pasi projeksionet mbi raportin gjinor janë të ndryshme.
Popullsia përgjithësisht është përfshirë në një tranzicion, ku në vite të ndryshme numri i popullsisë është i ndryshueshëm gjatë gjithë kohë, pakësohet ose rritët. Gjithashtu, ky kategorizim do të sjellë ndryshime në strukturën ekonomike të vendit tonë. Aktualisht forcat e punës në Shqipëri po dominohen nga burrat, ndërsa gratë kanë një pjesëmarrje të ulët në forcën e punës, por në vitet e ardhshme e gjithë tabloja do përmbyset dhe bizneset do të duhet të përshtatin projektet e tyre për të punuar më së shumti gratë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë