Kryeministri Edi Rama dhe Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, kanë vizituar qendrat e ruajtjes së vaksinave ani-Covid-19 në QSUT dhe ISHP.
Ministrja deklaroi se në depon farmaceutike për spitalin, është ngritur edhe zinxhiri ftohës i vaksinave, për t’iu bashkangjitur kapaciteteve të Institutit të Shëndetit Publik, ku ruhet aktualisht vaksina Pfizer
Ajo tha se kemi kapacitet për ruajtjen e 7 milion doza të vaksinave që duan temperaturë tepër të ulët. Ndërkaq Ministrja është shprehur se edhe në qendrat shëndetësore ku vijohet me programin e vaksinimit normal, është investuar në kapacitetin e zinxhirit ftohës. Për sa i përket vaksinave që duhet të ruhen nën temperaturën -20 gradë, Manastirliu shpjegoi se kemi kapacitet për të ruajtur rreth 900. 000 doza.
Ndërkaq sot është dita e tretë e vaksinimit, ku ndër të parët janë mjekët dhe infermierët të spitaleve Covid-19. Në qendrën e vaksinimit janë rreth 60 pika vaksinimi.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.