Nga Gazeta ‘SI’ – Inflacioni në vend ka shënuar rënie për herë të parë në dy vite. Për muajin nëntor 2022, inflacioni u rikthye në normën e 7.9%, me rënie 0.3% nga tetori.
Rënia në raport mujor, i atribuohet uljes së çmimeve të transportit, pra naftës, me pothuajse 5% dhe ushqimeve e pijeve joalkoolike me 0.1%, dhe qirasë, ujit, energjisë me 0.2%. Nga tetori në nëntor, rritje ka shënuar grupi i argëtimi dhe kulturës, veshjeve dhe hoteleve, kafeneve, me 0.7 dhe 0.5% respektivisht.
Në raport vjetor, rritja më e madhe e çmimeve i përket ushqimeve e pijeve joalkoolike me 14.7%, pasuar nga transportit me 9.6%. Brenda grupit të ushqimeve çmimet e nëngrupit vajra dhe yndyrna”u rritën me me 24.1 %, pasuar nga nëngrupet qumësht, djathë dhe vezë me 23.3%, “peshk” me 16.2 %, bukë dhe drithëra me 16 %, zarzavate përfshirë patatet me 15%.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.