Analize

Infektimi pas karantinës thuajse s’ka ndryshuar

Më 18 maj qeveria shqiptare vendosi lehtësimin e masave kufizuese nga karantinimi prej pandemisë së koronavirusit dhe më 1 qershor heqjen e gjithë zonave të kuqe. Ne në Gazetën “Si” ishim kureshtarë të shihnim se si heqja e këtyre masave kufizuese dhe heqja e gjithë zonave të kuqe kanë ndikuar në trendin e ardhshëm të rasteve të reja ditore me koronavirus.

Siç shihet e nga grafiku i mësipërm trendi i rasteve të reja me Covid-19, si pas datës 18 maj ashtu dhe pas datës 1 qershor, ka ardhur në rritje. Mesatarja e rasteve të reja me Covid-19 gjatë peridhës 8 mars – 17 maj ka qënë përafërsisht me 13.3 raste në ditë. Ndërsa gjatë periudhës 18 maj – 8 qershor ajo ka qënë përafërsisht me 14.4 raste të reja në ditë. Pra kemi një rritje të mesatares së numrit të përgjithshëm të rasteve të reja me Covid-19, ndonëse shumë të ulët, që pas lehtësimit të masave kufizuese.

Po kjo rritje e trendit, siç mund të shihet e nga grafiku, vihet re akoma e më qartazi gjatë periudhës 1 – 8 qershor, pra nga data që u hoqën gjithë zonat e kuqe brenda republikës së Shqipërisë e gjer më sot. Periudha 1 – 8 qershor karakterizohet nga një trend rritës i rasteve të reja e mesatarja e rasteve të reja ditore me koronavirus është përafërsisht 15.8.

Në fund të majit, një studim i realizuar nga studiuesit dhe mjekët norvegjezë ka zbuluar se karantina nuk ka pasur pothuajse asnjë efekt mbi pandeminë dhe përhapjen e virusit Sars-Cov-2. Duke mbledhur të gjitha të dhënat e asaj që ndodhi para bllokimit, mjekët norvegjezë arritën në përfundimin se epidemia ka ndjekur të njëjtin ritëm si para karantinës ashtu edhe gjatë saj.

Norvegjezët përdorën të dhënat, shifrat e spitaleve, numrat e rasteve të infeksionit dhe kështu me radhë, për të ndërtuar një pamje të asaj që po ndodhte në mars. Në atë kohë, askush nuk e dinte se virusi kishte mbërritur dhe po përhapej dita-ditës në vendin skandinav. Me frikën se virusi po përhapej në mënyrë të shfrenuar, pasi një person mund të infektonte deri në katër të tjerë, politikanët dhe ekspertët nga mbarë bota u bindën se vetëm bllokimi mund të frenonte pandeminë.

Copyright © Gazeta "Si"

Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës "Si", në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë