Ngjarje

Industria e modës: Në të ardhmen nuk do të blejmë rroba!


Mënyra se si do të dizajnohen sistemet për reduktimin e mbetjeve të gjeneruar nga shoqëria moderne do të ndryshojë falë riprodhimit të rrobave. Në këtë artikull të BBC thuhet se në të ardhmen mund të mos i blejmë më rrobat tona por t’i marrim ato me qira.

Në fillim të këtij muaji në Kinë, një video mbi tendencat e fundit të modës u bë virale në të gjithë vendin. Video që krijoi influencë në rrjetet sociale është e quajtur “Jiang Chacha” dhe i’u tregoi shikueseve trendin e ri të modës dhe të dyqaneve të reja që janë hapur.

Kompania “YCloset” në Pekin tashmë nuk do ti’u shërbejë klientëve të saj duke pastruar rrobat që ata dërgojnë në lavanderi, por në vend të kësaj, do ti’u japë me qira modelet më të fundit për veshjet e grave. Doris Ke e cila krijoi fushatën, thotë se disa konsumatorë kineze nuk janë ende të sigurt për këtë trend të ri. Ata nuk duan të veshin rroba që janë veshur nga njerëz të tjerë më parë. Nëse është e mundur që të marrësh me qira një kostum, një fustan të thjeshtë ose një fustan më aksesor të shtrenjë pse të mos përdorim të njëjtën mënyrë edhe për rrobat që veshim çdo ditë?

Kompanitë e mëdha që sundojnë tregun argumentojnë se nëse është koha për “Netflix” ose “Spotify” pse të mos ndodh dhe ky revolucion modës, që të gjithë mund të marrin rroba të përditshme më qira. Në këtë fushatë, Doris Ke, tregoi se një grua e re u bë biznesmene duke dhënë rrobat e saj të përditshme me qira. Biznesi i saj u bë aq i suksesshëm sa ajo braktisi punën e saj në revistën “Forbes”.

Sipas Doris Ke, ajo gjatë gjithë kohës mundohet të bindi gratë kineze që të kujdesen për veten e tyre dhe mënyrën se si vishen gjatë punës. “YCloset” po ndjek të njëjtën rrugë si firma “Rent the Runway” me qendër në Neë York, e cila ishte fillestaria e konceptit të qerasë në vitin 2009, si rivali i saj në San Francisko “Le Tote” dhe në Mretërinë e Bashkuar “Girl Meets Dreess”. Ideja e këtyre kompanive në fillim ishte qiraja vetëm për një veshje, ndërsa tani ata i’u ofrojnë klientëve “paketat e abonimit” që u lejojnë atyre të kenë disa veshje për një kohë të gjatë duke paguar një tarifë mujore.

Shefi ekzekutiv i “YCloset”, Michel Wang, ka thënë se është duke synuar tregun e veshjeve të përditshme dhe njerëzit mund të veshin produktet e tyre jo vetëm për evenimente, por edhe për të punuar, gjatë fundjavës ose në pushimet e tyre. Kompania tregon se dhjetë milion gra kineze janë regjistruar në programin e krijuar nga kompania për të marrë rroba me qira online.

Drejtori i “Rent the Runway” tha se nëntë million njerëz janë anëtarë edhe pse nuk e përdorin të gjithë këtë shërbim. Në Mbretërinë e Bashkuar, themeluesja e “Girls Meet Dress” Anna Bance, thotë se ndryshimi i njëjtë po ndodh edhe në kompaninë e saj. Do të tregtohen veshje të përditshme me qera. Bance thotë se kompania që në fillimet e saj kishte nisur duke huazuar veshje. “Tashmë kjo metodë nuk është vetëm për raste të veçanta” thotë zonja Bance.

“Disa konsumatorë mund të duan një fustan në vit për inaugurimin e punës se bashkëshortit në qytetin e ri, por të tjerët po ndryshojnë zakonet e tyre duke marrë më qera disa veshje për gjithë javën,” shton ajo. Bance thotë se klientët gjithnjë e më shumë e shohin këtë shërbim si të pa rrezikshëm. Sipas saj është më mirë të shpenzojmë gjysmën e buxhetit për të marrë me qira rrobat tona në vend që t’i blejmë ato. Një rast i ngjashëm është ai i 29 vjeçares Mila Petrova nga New York. Si një konsulent biznesi ajo duhet të vishet me etikë çdo ditë, por ajo ka deklaruar se urren pazarin dhe tashmë është ngopur më faturat e larta të pastrimit kimik, kështu që merr me qira katër kostume në javë te “Rent the Runway".

Ajo i vesh ata nga e hëna deri të enjten , pastaj i kthen ato dhe zgjedh veshje të tjera për javën e ardhshme. “E përdor këtë mënyrë për të bërë më të thjesht jetën time në punë,” thotë ajo.

NEW YORK, NY - AUGUST 03: Atmosphere of Rent the Runway during Kicked It In The Heels Day Of Beauty held at Rent The Runway on August 3, 2015 in New York City. (Photo by Astrid Stawiarz/Getty Images)

Në përgjithësi Petrova vëren se shumica e miqve të saj, megjithëse kanë probleme të njëjta ekonomike si ajo, nuk kanë ndjekur shembullin e saj. “Disa njerëz me të vërtetë pëlqejnë gjera të reja, blejnë dhe mbajnë rroba ndërsa të tjerët e shohin atë si një shpenzim shtesë të panevojshëm,” thotë ajo. “Dashuria jonë për blerjen e rrobave të reja e ka bërë modën një nga industritë më të dëmshme për mjedisin”, thotë kryetari i Fondacionit “Ellen Mac Arthur”, i cili nisi një fushatë këtë vit për të inkurajuar shtëpitë e modës të përdornin mbetjet dhe të riprodhimin e veshjet herë pas here. “Prirja e re e “brezit të instagramit” është që të veshin rroba në pak raste, të bëjnë një fotografi të bukur dhe më pas t’i hedhin në pjesën e pasme të gardërobës”, thotë kryetari Francois Souchet. Ata llogarisin se nëse ju jeni në gjendje të dyfishoni numrin e kohës që mbani një veshje, ulni ndotjen mjedisore me rreth 44%.

Ndërsa firmat me qira fitojnë më shumë, mund të fitojmë çdo herë që japin një veshje me qira. Kjo metodë e re po e bën më të qëndrueshme industrinë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë