Lojëra me Dore

Indian Uells/ Alkaraz mposht Zverev dhe… bletët, në gjysmëfinale përballet me Siner

Gazeta Si – Një ‘re’ bletësh pushtoi fushën gjatë sfidës së Indian Uells mes Alkaraz dhe Zverev, duke sulmuar spanjollin dhe duke shkaktuar një pauzë prej dy orësh. Numri 2 në botë fiton 6-3 dhe 6-1 ndaj gjermanit dhe kalon në gjysmëfinale.

Karlos Alkaraz do të ndeshet me Janik Siner në gjysmëfinale, një ndeshje që ka vlerë të dyfishtë: kush fiton shkon në finale dhe gjithashtu siguron vendin e dytë në renditjen botërore, pas Novak Gjokoviç.

Tenisti nga Majorka e dominoi ndeshjen ndaj Aleksander Zverev, rezultati flet qartë. Ishte një ndeshje pa histori, e fituar pa vështirësi nga spanjolli, pavarësisht ndërprerjes së gjatë, pasi bletët pushtuan fushën. Alkaraz u tregua më i fortë se bletët, më i fortë edhe se Sasha Zverev.

Dukej një ndeshje e ekuilibruar në fillim. Befasia erdhi nga bletët, që në një masë të madhe pushtuan fushën e ‘Bnp Paribas Open’. Alkaraz po shërbente, kur u sulmua nga bletët, bashkë me arbitrat. Spanjolli u pickua në ballë, teksa po vraponte drejt dhomës së zhveshjes.

Pas gati 2 orësh, që u deshën për të larguar bletët nga një bletarritës pa dorashka apo mbrojtje tjetër, rifilloi loja. Ndeshja më pas ishte një monolog, sepse Alkaraz fluturoi drejt gjysmëfinales. Zverev u mundua të rezistonte, por pa rezultat.

Gjysmëfinalja tjetër e Indian Uells është ajo mes Tomi Pol (17) dhe Danil Medvedev (4). Amerikani eliminoi Rud (9), kurse rusi kaloi danezin Rune (7).


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë