Politike

Incidenti, Berisha: Me Alibeajn ndodhi një keqkuptim  

Ish-kryeministri Sali Beriha tha se incidenti me Alibeajn në foltoren e Kuvendit ishte pasojë e një keqkuptimi.  

Berisha tha gjithashtu se e nderon deklarata e Ramës se nuk do të bashkëpunonte me të nëse vihet në krye të PD.

 “Edi Rama ia mbathi në vend që t’u kërkonte shqiptarëve ndjesë publike për superskandalin që bëri në udhëtimin e tij duke menduar se është në Shqipëri dhe ligji nuk ekziston në Gjermani.

Sa i përket bashkëpunimit më nderon se qëllimi im është rrëzimi i tij sa më shpejt.

Ishte një keqkuptim me Alibeajn.

Alibeaj do i kthente përgjigje se më shumë mundësi do i ketë përmendur emrin. Unë dëgjova emrin tim disa herë.

 Ai më kishte cituar mua disa herë dhe unë do merresha me çështje madhore dhe jo çështje personale.

Që një kryeministër të nxirret me polic nga avioni çfarë pret. Ai nxori tanket në rrugë për të imponuar maskën”, tha Berisha për mediat në oborrin e Kuvendit.

Ai tha se më tej në seancë do fliste për çështjen e incidentit të Ramës në avionin e “Lufthansës”.

“Në çdo aspekt më takonte fjala. Siç e vini ju ka një seleksion politik. Por unë dola për diçka tjetër. Edi Rama ulej aty jo vetëm si kreu i organizatës kriminale, të djegësve, por edhe si njëri që është përzënë nga avioni me dhunë.

Tani dy momente dua të theksoj, çfarë do i thosha në parlament.

Nga Lufthansa e largoi policia gjermane me kërkesë të punonjësve të shërbimit të avionit. Ju duhet ta dini se në avion policia ndërhyn strikt vetëm në dy rrethana: rrethana e parë kur transportohen të burgosur dhe njëra polici ia dorëzon policisë tjetër. pasagjerët e panë që 2 metroshi nuk kishte hekura në duar, nuk ishte i burgosur.

Ata u tmerruan dhe unë këtë do t’ia thosha në parlament sepse në rast tjetër kur policia ndërhyn në avion, kur ka sinjale se kanë ardhur terroristë.

Atë e besuan të gjithë ata që nuk e njihnin se është kryeministri i Shqipërisë.

Ngjalli një frikë të tmerrshme në avion, te pasagjerët. këto do t’i thosha unë Edi Ramës dhe do t’ia them tani, por ia mbathi. në vend se të kërkonte ndjesë publike për superskandalin që bëri në udhëtimin e tij, duke menduar se është në Shqipëri dhe se ligji nuk ekziston për të as në Gjermani përdori një gjuhë të denjë vetëm për atë”, tha Berisha.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë