Ka ndodhur

Foto / Incident te Parlamenti, një person tenton të parkojë makinën në oborr dhe thyen traun

Gazeta Si - Një 32-vjeçar me iniciale M.B., teksa ka qenë duke drejtuar makinën e tij, ka dëmtuar traun e hyrjes në Parlament.

Mësohet 32-vjeçari ka dashur të parkojë makinën brenda në oborr te Parlamenti, duke pandehur se ka parkim dhe ka futur makinën duke dëmtuar traun.

32-vjeçari është shoqëruar në komisariat dhe po punohet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Paraprakisht dyshohet se ai kurohej me ilaçe depresioni dhe ende nuk dihet shkaku i incidentit.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë