Ka ndodhur

Incident në Tiranë natën e ndërrimit të viteve, shtetasja italiane plagoset nga një plumb qorr

Gazeta ‘Si’ - Një shtetase italiane është plagosur pas mesnate në bulevardin “Zogu I”.

Në detajet e para që ka ndarë policia theksohet se 51-vjeçarja me iniciale A. K., ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën. Ajo ka qenë duke ecur në korsinë e biçikletave kur dyshohet se është qëlluar nga një plumb qorr rreth orës 00:35.

Dyshohet se shtetasja italiane është plagosur nga një predhë e kalibrit të vogël, e ardhur nga lartësia.Ndërkohë po punohet për të zbardhur rrethanat e ngjarjes. 

Një rast i ngjashëm dyshohet se ka ndodhur dhe në zonën e Piramidës mbrëmjen e kaluar ku një burrë është plagosur nga një plumb qorr.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë