Një incident ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të së enjtes në terminalin e trageteve në portin e Durrësit. Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë njofton se rreth orës 01:43, gjatë manovrave për të dalë nga porti, trageti i linjës Bari-Durrës, “RIGEL III”, ka goditur kalatën nr.8, në pjesën e kiç në bordin e djathtë, duke shkaktuar një dëmtim dhe çarje të mjetit.
Sipas autoriteteve, incidenti ka ndodhur si pasojë e mungesës së funksionimit të sistemit të transmetimit të komandës. Autoritet përkatëse morën masat në vazhdimësi, në bashkëpunim me organet e tjera ligjzbatuese në port, duke i sistemuar gjatë natës 184 pasagjerët në dhoma dhe qëndrim të sigurt në kalatë në terminal.
Njoftohet se Agjencia detare ka kompensuar pasagjerët për biletat që kishin prerë dhe do të mundësijë nisjen e tyre me tragetin “RIGEL 7” mbrëmjen e kësaj t enjteje. Po ashtu, është ngritur grupi i punës për hetimin e incidentit të ndodhur.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




