Ngjarje

Kombëtarja e madhe, sa nuk e nxë zona VIP

Skuadra kuqezi pas fitores në “Elbasan Arena” me Izraelin u nis për në Skoci për të luajtur ndeshjen e dytë për Uefa Nations League, por futbollistëve të kombëtares iu është refuzuar kalimi përmes zonës “Vip” të aeroportit.

Federata Shqiptare e Futbollit  konfirmon se brenda të gjitha rregullave kishte bërë kërkesën për të përdorur kalimin preferencial për skuadrën. Kërkesa ishte bërë pranë protokollit zyrtar të shtetit me arsyetimin se udhëtimi deri në Skoci që zgjat deri në 4 orë është i lodhshëm dhe futbollistët do kishin nevojë për më shumë pushim dhe qetësi.

Në fillim ishte aprovuar kërkesa, nga drejtori i protokollit shtetëror, Dastid Koreshi, por në momentin e fundit çdo gjë është anuluar. Ky refuzim ka shkaktuar një zemërim dhe përshtjellim, për sjelljen që bëhet me ekipin kuqezi në prag të një ndeshje shumë të rëndësishme me Skocinë.

Sakaq Gazeta Si, ka mësuar se ekipit kombëtar kuqezi i është refuzuar kalimi përmes zonës preferenciale, pasi një gjë e tillë është e parashikuar në ligjin për protokollin e shtetit dhe se zona është shumë e vogël për të përballuar gjithë numrin e lojtarëve. Ndër të tjera bëhet me dije se edhe ekipit izraelit nuk i është ofruar kalimi përmes zonës VIP, por në të dyja rastet, si në ardhje ashtu edhe në largim ka kaluar përmes zonës që pëdoret nga të gjithë udhëtarët.

Përtej kësaj, kjo ngjarje nuk mund të kalonte jashtë vëmendjes së zërave opzitarë në vend. I pari që ka reaguar ishte kreu i grupit parlamentar të LSI, Petrit Vasili, i cili shkruan në facebook, se kryeministri Rama i mbylli derën ekipi kombëtare, ndërsa për vete përdor avionët charter për të lëvizur.

https://www.facebook.com/petritvasil/photos/a.1702860043347154/1948322022134287/?type=3&theater

Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë