Prokuroria e Posaçme ka lëshuar sot edhe 9 urdhër-arreste në kuadër të hetimeve për inceneratorin e Tiranës.
SPAK pritet që gjatë ditës të japë informacion zyrtar.
Nder emrat, urdhërarrestet janë lëshuar për Denisa Tollkucin, Dashamir Ymeraj dhe shtetasin me iniciale E.H (gazetar).
Në dhjetor 2023 u firmosën 15 urdhër-arrestet e para nga të cilat u ekzekutuan 12, ndërsa mbeten në kërkim 3, dy prej tyre Klodian Zoto dhe Mirel Mërtiri, kokat e kësaj afere.
Ndërkohë në gusht të 2023, inceneratori i Tiranës u sekuestrua nga Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.