Ngjarje

Imzot Arjan Dodaj uron Krishtlindjet: Të rinjtë të rizbulojnë të ardhmen në tokën e tyre!

Nga Gazeta 'SI' - Kryeipeshkvi i Tiranës dhe Durrësit, Imzot, Arjan Dodaj ka uruar shqiptarët për festën e Krishtlindjeve dhe duke këshilluatr të rinjtë të qëndrojnë në vendin e tyre, në tokën e tyre.

 “Ëndrra në Eden që njeriu kishte që të bëhej si Hyi, por me forcat e veta, Hyi e plotëson me përkujtërinë e Tij duke u bërë fëmijë mes nesh. Kjo ëndërr akoma e shoqëron njeriun e e nxit të arrijë hyjninë me forcat e tij, dhe duke shkuar kundër vëllait e Zotit, e duke lejuar që trishtimi përçarja e lufta të sundojë botën ashtu si sot. Por Hyi nuk lodhet e dorëzohet e lodhet me krijesën e Tij më të dashur që është njeriu, përkundrazi vetë bëhet njeri duke ardhur mes nesh.

Në këtë ditë të bekuar ritingëllon me thjeshtësi e forcë akoma fjala e engjëllit: lavdi Hyjit në lartësi qiellore e paqe njerëzve vullnetmirë në tokë. Ku është mesazhi që Hyi i jep njeriut të mijëvjeçarit të ri, ku i sprovuar është i thirrur të ngrejë kokën drejt qiellit ku e udhëheq ylli, njeriut që mes errësirës gjen shpresën e mesazhin e jetës në takimin me këtë fëmijë.

Mesazh për botën politike, prania e Tij të jetë arsye për paqe.

Mesazh për rininë shqiptare, të rizbulojë të ardhmen e vet në tokën e vet. Mesazh për të varfrit sepse kurrë të mos dorëzohen përballë pikëllimit”, përfundoi Imzot Dodaj, urimin e tij.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë