Shendet

Impotenca, shkaktare për sëmundjet kardiovaskulare

Sipas disa studimeve të fundit, burrat që vuajnë nga impotenca mund të jenë të rrezikuar nga sëmundjet e zemrës, goditjet në tru ose vdekjet e parakohshme. Shkencëtarët kinezë analizuan rreth 154.000 pjesëmarrës dhe kuptuan se 59 përqind e tyre ishin më të predispozuar të kishin sëmundje të tilla, sepse vuanin nga impotenca. Për të shpjeguar më gjatë këtë fenomen, shkencëtarët treguan se impotenca është shenja e parë e rrjedhjes së ngadaltë të gjakut në trup.
Hulumtimi i cili u krye nga pedagogët e mjekësisë në universitetin Nanchang në Kinë, treguan se impotenca prek më shumë se 100 milion burra në botë dhe mendohet se, kjo shifër mund të shkojë deri në 300 milionë në vitet e ardhshme. Ndërsa, nga ana tjetër sëmundjet kardiovaskulare, janë shkak për shumicën e vdekjeve.
Edhe pse gjendjet shëndetësore kanë pasur lidhje edhe më parë, shkencëtarët e udhëhequr nga Wenxiong Zhang, analizuan edhe 25 studime të tjera. Ndër të tjera ata zbuluan se, më të rrezikuarit nga impotenca ishin meshkujt 55 vjeçarë, që ishin të sëmurë nga diabeti dhe që konsumonin vazhdimisht duhan.
Zhang shpjegon se sëmundjet e zemrës dhe impotenca shkaktohen nga bllokimi i arterieve, e njohur ndryshe edhe si arteroskleroza. Për shkak se arteriet e penisit janë më të ngushta se ato të zemrës, meshkujt kanë më shumë gjasa të preken nga impotenca, se sa sëmundjet kardiovaskulare dhe kjo është pikërisht lidhja që këto dy sëmundje kanë.

Foto ilustruese

Mjeku urolog Ron Blankstein, shprehet se arteria penile që jep rrjedhjen e gjakut në penis është në një diametër shumë të vogël dhe janë pikërisht, këto enë gjaku që tregojnë shenjat e para të sëmundjes. Një tjetër gjendje shëndetësore që shkaktohet nga impotenca është edhe depresioni, i cili më pas lidhet me sëmundjet e zemrës. Kryesisht depresioni i rëndë mund të jetë një “katalizator” për gjendjen e dobët shëndetësore.
Shkencëtarët u bëjnë thirrje urologëve dhe kardiologëve që të kontrollojnë shëndetin seksual te një pacienti mashkull, gjatë kontrolleve rutinë për të parashikuar rrezikun e tyre ndaj këtyre sëmundjeve.
“Mendoj se mesazhi më i rëndësishëm për të gjithë meshkujt, është t’i kushtojnë rëndësi shqetësimeve të ndryshme që lidhen me sëmundjet e zemrës, në mënyrë që të mos ketë pasoja fatale,” shprehet Blankstein./Daily Mail/


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë