Shendet

Implantet e gjirit shkaktojnë kancer, kërkohet heqja e menjëhershme nga tregu

Administrata e Ushqimit dhe Barnave (FDA) ka identifikuar një lidhje të mundshme midis implanteve të gjirit dhe kancerit në sistemin imunitar. FDA beson se gratë me implante të gjirit kanë një rrezik të lartë për tu prekur nga kanceri BIA-ALCL.

ALCL është një kancer jo i zakonshëm që mund të zhvillohet në çdo pjesë të trupit, por më së shpeshti në nyjet limfatike dhe lëkurë. Hulumtimet sugjerojnë që BIA-ALCL zakonisht gjendet në implantin e gjirit. Rreziku për të zhvilluar BIA-ALCL nga një implant me teksturë vlerësohet të jetë i lartë. Kur kapet herët, BIA-ALCL është zakonisht e shërueshme.

Studiuesit ende nuk e kanë përcaktuar nëse lloji i implantit - ndikon në rrezikun e zhvillimit të BIA-ALCL, por sipas tyre implantet me silikon duket se kanë rrezikun më të lartë. Në fillim të viti, FDA kërkoi që prodhuesit Allergan të tërhiqte nga tregu modele specifike të implanteve të tekstilit të gjirit për shkak të rrezikut të BIA-ALCL.

FDA shtoi se bazuar në shifrat e fundit, 80% e 570 rasteve të konfirmuara të limfomës në mbarë botën kanë qenë të lidhura me implantet e Allergan. Diana Zuckerman, studiuese që është marrë me sigurinë e implanteve të gjirit, e cilësoi heqjen e produkteve të Allergan si të pashmangshme. "Ose kompania do të vendosë rregullisht që t’i heqë, ose FDA do ta detyrojë Allergan ta bëjë”, tha ajo.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë