Media Galeri

Imazhi i shitësit në rrugë fiton konkursin për fotografitë e ushqimit

Një foto e një shitësi kebabi në rrugë që po punon i mbuluar me tym ka fituar çmimin ndërkombëtar të fotografisë së ushqimit.

Debdatta Chakraborty, fotografe indiane e bëri fotografinë në një rrugë të frekuentuar natën, ndërsa shitësit ndezën furrat me qymyr për të përgatitur ushqime në rrugë.

“Në botën e sotme, më shumë se kurrë, ne ndjejmë nevojën për rehati, për dashuri”, thotë themeluesja dhe drejtoresha e konkursit Caroline Kenyon.

“Në këtë fotografi ne pothuajse e nuhasim, imagjinojmë aromën e ngrohtë e të shijshme. Ky imazh ushqen shpirtin tonë”.

Mijëra aplikime u dorëzuan nga më shumë se 60 vende në mbarë botën dhe fituesit u shpallën në internet përmes një ngjarjeje të transmetuar drejtpërdrejt.

Këtu janë disa nga fituesit e kategorive të konkursit.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë