Shendet

Ilaçi që shëron kancerin me mutacion të njëjtë

Administrata e ushqimit dhe medikamenteve në SHBA ka dhënë një aprovim të dytë për trajtimin e kancerit, këtë herë për një ilaç të quajtur ‘larotriptinin”, i cili është funksional për pacientë të rritur dhe për fëmijë që kanë vuajtur nga tumore të forta, të cilat kanë një përshtatje gjenetike të njohur në gjuhën mjekësore si një “fuzion tyrosine kinase receptorit neurotrofik” (NTRK).
Në mënyrë të veçantë, ky medikament është aprovuar për pacientët me tumore të forta që kanë një fusion gjenetik (NTRK) pa një mutacion të cilit nuk i rezistojnë me asnjë lloj ilaçi dhe kanë fituar një sëmundje të qëndrueshme.

Administrata e ushqimit dhe medikamenteve tha në një njoftim për shtyp se, nëse këta pacientë mbas operimeve dhe trajtimeve spitalore për heqjen e qelizave kancerogjene nuk janë të shëndetshëm ose pacientët që kanceri i’u ka përparuar pasi janë operuar, duhet të kurohen me këtë ilaç.

Fusionet NTRK gjenden te fëmijët dhe të rriturit, duke shkaktuar lloje të ndryshme të kancerit. Shmangia gjenetike ka tendencë të jetë e rrallë në kancerët e zakonshme dhe pothuajse universale në disa kancerë të pazakonshëm. Aprovimi i larotrectinib ose i quajtur ndryshme “vitrakvi” u bazua në normën e përgjithshme të rezultateve që dolën nga studimi i kryer në 55 pacientët me tumore që mbanin një fusion gjenetik.
Tumoret më të zakonshme ishin tumoret e pështymës (22%), tumori i tiroideve (20%), kanceri i gjirit (13%) dhe kancer i mëlçisë (9%). Tri studimet, u kryen me pacientë në moshë madhore, adoleshente dhe fëmijë.

Administrata e Ushqimit dhe Medikamenteve, SHBA

Briana Ayala u diagnostikua me kancer të tiroideve dhe pas analizave të shumta, i’u deshën 2 vjet që të kryente një operacion të rrezikshëm. Kur mjekët kuptuan se gjenet e tumoreve mund të riktheheshin, i rekomanduan asaj të merrte larotipitinib, si pjesë e një prove klinike dhe tumoret e saj u zhdukën. Tani ajo është 14 vjeç dhe ëndërron të bëhet stiliste.
“Ky medikament i shpëtoi jetën Brianës,” tha Theodore Laetsch, një onkologe pediatrie, që u përfshi në trajtimin e saj.
Administrata e ushqimit dhe medikamentet tha se larotrectinib ishte i duhuri për këto raste pasi ilaçi u vlerësua nga 176 pacientë të cilët ishin pjesë e tre provave klinike. Reaksionet më të zakonshme që ndodhnin nga larotriptinin ishin lodhja, vjellja, marramendja dhe diarre.

Doza e rekomanduar e këtij medikamenti është 100 miligram, dy herë në ditë për të rriturit dhe 50 miligram një herë në ditë për fëmijët.
Për Acra Samuels, ky ilaç nuk pati efekt. Ajo vazhdoi trajnimin e saj për shtatë muaj, por kanceri u zhvillua më shumë. Kur mjekët kuptuan se funksionet gjenetike po zhvillonin qeliza malinje të kancerit ata e operuan menjëherë Acran, ndërsa kompania e medikamenteve e shqetësuar për rezistencën, punoi për një ilaç të gjeneratës së dytë që do të luftonte, edhe më shumë qelizat kancerogjene.
“ Mendoja se nuk do të funksiononte, pasi kisha muaj që përpiqesha për të shpëtuar nga kanceri,” tregoi Samuels.
Por të gjithë u habitën kur tumoret u tkurrën ndjeshëm brenda disa javësh dhe më vonë ajo kreu një tjetër operacion ku hoqi të gjithë qelizat kancerogjene që ishin në trupin e saj.
“Sot jam më mirë, tre vizitat e mia të fundit kanë treguar se nuk ka më qeliza kancerogjene në trupin tim. Unë jam duke shijuar jetën dhe për këtë jam mirënjohëse çdo ditë shkencëtarëve,” shton ajo. /The Washington Post/


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë