Shendet

Ilaçi që po shëron brenda ditësh të prekurit me Covid-19

Mjekët në SHBA janë të bindur se kanë gjetur tani për tani kurën më të mirë kundër Covid-19, dhe nuk bëhet fjalë për ilaçin e malaries.

Pacientët me koronavirus që të cilët po trajtohen me ilaçin eksperimental Remdesivir janë duke u shëruar shpejt, me shumicën e tyre që shkojnë në shtëpi brenda ditës. Ky ilaç është ndër të parët që u përfol si kurë e mundshme kundër virusit të ri dhe njihet ndryshe si medikamenti kundër Ebolës. SHBA ka ndërmarrë një sërë provash klinike dhe sipas “CNN” rezultatet janë shpresëdhënëse.

 Pacientët që morën pjesë në provën klinike të ilaçit, kishin të gjithë  simptoma të rënda të frymëmarrjes dhe ethe, por u përmirësuan. Ata që ishin në gjendje shumë të rëndë u larguan nga spitali pas më pak se një javë trajtimi ndërkohë që ata me simptoma më të lehta lanë shtratin e spitalit në fund të ditës.

“Lajmi më i mirë është se shumica e pacientëve tanë janë shëruar dhe dërguar në shtëpi. Ne kemi humbur vetëm dy pacientë”, tha Dr. Kathleen Mullane, specialiste e sëmundjeve infektive në Universitetin e Chicagos, i cili po udhëheq testimin.

Megjithatë pa përfunduar ende i gjithë testimi, mjekët nuk pranojnë të japin përfundime.

Deri më tani, rreth 4 muaj nga përhapja e Covid-19, nuk ka asnjë kurë të aprovuar për trajtimin e virusit, i cili mund të shkaktojë pneumoni të rëndë dhe probleme të rënda të frymëmarrjes tek disa pacientë. Por Instituti Amerikan i Shëndetit po zhvillon një sërë provash të disa ilaçeve eksperimentale, mes tyre dhe Remdesiviri. Ky medikament po përdoret gjerësisht në Italinë fqinje.

Ilaçi, i prodhuar nga Gilead Sciences, u testua kundër Ebolës dhe nuk pati sukses por studime të shumta në kafshë treguan se ilaçi mund të parandalojë dhe trajtojë koronaviruset që lidhen me Covid-19, duke përfshirë SARS (Sindroma e Rënda Akute e frymëmarrjes) dhe MERS (Sindroma Respiratore e Lindjes së Mesme).

Kompania që e prodhon, “Gilead” nisi të bashkëpunonte me autoritetet shëndetësore kineze që në fund të janarit, duke testuar pacientët me Covid-19. Sipas të dhënave, ilaçi lehtëson ndjeshëm frymëmarrjen dhe mushkëritë. Në shkurt, Organizata Botërore e Shëndetit tha që Remdesiviri po  tregon potencial kundër Covid-19.

E gjithë bota është nën presion për të zbuluar vaksinën dhe trajtime për të ndaluar përhapjen e koronavirusit që ka vrarë më shumë se 150 mijë njerëz dhe ka infektuar më shumë se 2 milionë persona.

Medikamenti po përdoret kryesisht në Azi, megjithëse, sipas OBSH, pas përdorimit në Itali, pritet të përhapet edhe në Europë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë