Shendet

Ilaçi që kushton 35 paund, shpëton nga vdekja të prekurit me Covid-19

Një ilaç i zakonshëm mund të shpëtojë jetën e pacientëve të sëmurë rëndë nga koronavirusi i ri. Medikamenti i quajtur Dakametasoni është një trajtim me steroide i cili po përdoret gjerësisht nga mjekët në Mbretërinë e Bashkuar dhe tashmë është vendosur zyrtarisht në listën e trajtimeve të mundshme për Covid-19.
Mjekët thonë se medikamenti zvogëlon rrezikun e vdekjes me një të tretën tek pacientët që janë në ventilim. Ata shtojnë se sikur ilaçi të ishte përdorur për të trajtuar pacientët që nga fillimi i pandemisë, deri më tani në Britani do të ishin shpëtuar rreth 5,000 jetë.
Kryeministri Boris Johnson tha se ky ishte një rast i veçante dhe se duhet të festonin për këtë arritje të jashtë zakonshme.
"Ne kemi ndërmarrë hapa për të siguruar që kemi furnizime të mjaftueshme, madje edhe në rast të një vale të dytë,” ka deklaruar ai.

Zyrtari Kryesor i Mjekësisë për Anglinë Chris Whitty tha se ilaçi do të shpëtonte mijëra jetë në të gjithë botën. Ilaçi përdoret tashmë për të zvogëluar inflamacionin e një sërë sëmundjeve të tjera që mund të shkaktojë Covid-19, përfshirë artritin, astmën dhe disa sëmundje të lëkurës.
Në mjë studim të vogël, të udhëhequr nga një ekip në universitetin e Oksfordit, rreth 2,000 pacientë në spital iu dha dakametasoni dhe u krahasua me më shumë se 4,000 që nuk e kishin marrë.
Hetuesi kryesor Peter Horby tha: "Ky është ilaçi i vetëm deri më tani që ka treguar se ul vdekshmërinë dhe e zvogëlon rrezikshmërinë në mënyrë të konsiderueshme. Është një përparim i madh."
Studiuesi Martin Landray tha se gjetjet treguan që një jetë mund të shpëtohej vetëm për 35 paund që kushton ilaçi. Dakametasoni është përdorur që nga fillimi i viteve 1960 për të trajtuar një gamë të gjerë të sëmundjeve, duke nisur nga artriti reumatoid e duke vijuar me astmën dhe problemet e tjera të frymëmarrjes. Ilaçi jepet në mënyrë intravenoze në kujdesin intensiv dhe në formë tabletash për pacientët që nuk janë në gjendje të rënduar.
Burimi: BBC/ Përktheu: Gazeta “Si”


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë