Shendet

Ilaçi që japonezët përdorin për gripin shëron të prekurit me COVID-19 brenda 4 ditëve

Autoritetet mjekësore në Kinë kanë thënë se një ilaç i përdorur në Japoni për të trajtuar llojet e tjera të gripit, duket se ishte efektiv në pacientët me koronavirus. Zhang Xinmin, një zyrtar në ministrinë e shkencës dhe teknologjisë së Kinës, tha se medikamenti i quajtur “favipiravir”, i zhvilluar nga një degë e kompanisë Fujifilm e cila prodhon dhe tregton pajisje mjekësore, kishte dhënë rezultate inkurajuese në provat klinike në Wuhan dhe Shenzhen ku ishin shëruar 340 pacientë.
"Ka një shkallë të lartë sigurie dhe është e qartë që trajtimi është efektiv," tha Zhang.
Mjeku tha se pacientët të cilëve u është dhënë ilaçi në Shenzhen u shëruan, minimalisht pas katër ditësh pasi kishin rezultuar pozitiv, krahasuar me një mesatare prej 11 ditësh për ata që nuk mjekoheshin me këtë medikament.

Favipiravir

Por ekspertë të tjerë tregojnë se ilaçi nuk është aq efektiv tek personat ë gjendje të rëndë shëndetësore.
“Ne i kemi dhënë Avigan 70 deri në 80 njerëzve të cilat janë rëndë, por nuk ka funksionuar sa kemi menduar,” tha një ekspert në Ministrinë e Shëndetësisë në Japoni.
Në vitin 2016, qeveria japoneze furnizoi me favipiravir Guinean, për të luftuar urgjentisht shpërthimin e virusit Ebola.

Favipiravir duhet të miratohet fillimisht nga qeveria për përdorim në shkallë të gjerë për pacientët e prekur nga COVID-19, pasi është përcaktuar për trajtimin e gripit. Për aprovimin duhen gjithashtu edhe provat e duhura klinike, por ekspertet e shëndetësisë kanë deklaruar se nëse rezultatet e hulumtimit klinik vonohen, aprovimi për të trajtuar pacientët do të vonohet./The Guardian/


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë