Shendet

Ilaçi i parë që mund të ngadalësojë zhvillimin e sëmundjes së Alzheimerit

Një kompani e medikamenteve në Amerikë, ka deklaruar se ka krijuar terapinë e parë për ngadalësimin e sëmundjes së Alzhemierit dhe tashmë mund ta sjellë atë në treg. Aktualisht nuk ka ilaçe që mund të shërojnë këtë sëmundje, po vetëm mund të lehtësojnë simptomat. Kompania me emrin “Biogen” është shprehur se së shpejti do të kërkojë një miratim nga Administrata e Ushqimit dhe Medikamente, për të nxjerrë në treg ilaçin të cilin ata e quajnë “marramendës”.
Emri i saktë i medikamentit është “aducanumab” dhe kompania po merret me procedurat ligjore për të shpërndarë medikamentin dhe në Europë.
Procesi i miratimit mund të zgjasë një ose dy vjet dhe nëse është i suksesshëm, kompania synon që fillimisht ta ofrojë falas ilaçin për pacientët që janë regjistruar nëpër spitale, pra të konfirmuar nga shteti. Njoftimi është disi befasues sepse kompania kishte ndërprerë punën për medikamentin në muajin Mars, për shkak të rezultateve zhgënjyese, por tashmë ka bërë një analizë të re të të gjitha studimeve që ka kryer dhe ka shpjeguar se doza të larta të “aducanumab”, mund të ofrojnë një përfitim të konsiderueshëm për pacientët që kanë kohë të sëmurë me Alzhemier, duke ngadalësuar zhvillimin e sëmundjes dhe të kenë një kujtesë më afatgjatë.

Aducanumab, trajton një proteinë që quhet amiloid dhe ka aftësi të formojë disa pllakëza në trurin e njerëzve me Alzhemier. Shkencëtarët mendojnë se këto pllaka, janë toksike për qelizat e trurit dhe se pastrimi i tyre, duke përdorur këtë medikament do të ishte një përparim i madh në trajtimin e gjithë grupit të sëmundjeve të Demencias, edhe pse nuk është një kurë.
Shefi ekzekutiv i Biogen, Michel Vounatsos tha se ne jemi shpresëdhënës për mundësinë e ofrimit të pacientëve terapinë e parë për të ngadalësuar zhvillimin e mundjes së Alzhemier.
Hilary Evans nga organizata jofitimprurëse “Alzhemier’s Reasearch” në Britaninë e Madhe, është shprehu se njerëzit e prekur nga Alzhemieri kanë pritur një kohë të gjatë për një trajtim të ri që ndryshon jetën dhe ky njoftim është emocionues.
“Të hedhësh një vështrim tjetër mbi aducanumab është një hap pozitiv për të gjithë ata që morën pjesë në provat klinikë dhe për të gjithë komunitetin që vuajnë nga kjo sëmundje. Ndërsa, vazhdimisht shfaqen të dhënat premtuese për të ardhmen, urojmë që trajtimet e tilla të arijnë sa më parë në duart e pacientëve,” shtoi Evans.
Bart De Strooper, drejtor i Institutit të Kërkimeve për Demencian në Mbretërinë e Bashkuar, thotë se është fantastike të dëgjosh për këto rezultate të reja pozitive.
“Ne aktualisht nuk kemi trajtime efektive për të ngadalësuar ose ndaluar zhvillimin e Alzhemier dhe për sëmundjen kjo është një pikë kthese shumë e madhe,”shton ai.

Çfarë është Alzheimer?

Alzheimer, është forma më e zakonshme e Demencias, një grup sëmundjesh që përfshijnë probleme të shëndetit mendor. Kjo sëmundje është e pa kurueshme dhe për herë të parë është spikatur nga neuropatologu gjerman Alois Alzhemier në vitin 1906 dhe për këtë arsye ka marrë emrin tij. Mosha më e zakonshme që preket nga kjo sëmundje është mbi 65 vjeç, edhe pse shkencëtarët paralajmërojnë se mund të shfaqen edhe më parë. Në 2006, kishte 26,6 milionë persona të prekur në tërë botën, ndërsa në vitet e ardhshme parashikohet që kjo sëmundje do të jetë më e shpeshtë, rreth 1 në 85 persona. Në fazat fillestare simptomat fillojnë me humbjen e kujtesës, ndërsa teksa sëmundja përparon, vijojnë simptomat e tjera si ngatërresa, agresioni, ndryshimi i vazhdueshëm i humorit dhe humbja e kujtesës afatgjatë. Për ekspertë të ndryshëm ka qenë një udhëtim i gjatë dhe i mundshëm për të gjetur ilaçe të reja për sëmundjet dhe ka pasur një sërë përpjekjesh për të gjetur diçka funksionale, por kanë dështuar./BBC/


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë