Shendet

Ilaçet e diabetit mund të japin efekt edhe për të sëmurët mendorë?

Një studim i kohëve të fundit tregon se medikamentet që janë përdorur më parë gjerësisht për diabetin dhe sëmundjet e zemrës kanë potencial edhe për trajtimin e sëmundjeve mendore.
Numri i pacientëve që kishin probleme mendore, ra me 5 për qind në moment që përdorën këto medikamente. Studiuesit në Universitetin e Londrës thonë se gjetjet e tyre kanë një potencial të madh, por ata dhe ekspertë të tjerë të pavarur treguan se rezultatet e tyre duhet të testohen edhe në prova klinike. Pika fillestare për kërkuesit ishte një listë medikamentesh të përshkruara aktualisht që parashikon shkenca se mund të ndihmojë pacientët me çrregullime mendore.

Ekipi u fokusua në:
- Ilaçin anti-kolesterol të quajtur statike, cila mund të lehtësojë shqetësimet që shkaktojnë sëmundjet mendore si halucinacionet apo dëgjimi i zërave ose të ndihmojë trupin të përthitë ilaçe anti-psikotike medikamente të presionit të gjakut të cilat mund të ndryshojnë sinjalizimin e kalciumit në tru që ndikon në çrregullimin bipolar dhe skizofreninë.
- Metamorfina e ilaçeve të diabetit tipit 2.
Shkencëtarët analizuan të dhënat mjekësore të 142,691 njerëzve në Suedi, të cilët vuanin nga skizofrenia, çrregullime bipolare ose sëmundje të tjera mendore. Më pas krahasuan rezultatet me persona që vuanin nga çrregullimet mendore por që nuk kishin përdorur medikamente.
Dr. Joseph Hayes, një nga hulumtuesit e studimit, tha se medikamentet kanë reduktuar 10-20 % të krizave nervore që përjetojnë këta pacientë. Rezultatet e botuara në revistën "JAMA Psychiatry", gjithashtu treguan medikamentet ishin efektive. Hulumtuesit thonë se ilaçet duhet të testohen edhe në laborator për të pasur një përgjigje përfundimtare.

“Gjithcka e nevojshme paraprakisht është që kujdestarët e këtyre pacientëve të flasin me mjekun në mënyrë që pacienti të bëjë një kontroll total, pasi për shumë persona ilaçet mund të jenë efektive për zemrën, por jo për shëndetin mendor, kështu që medikamentet duhet të merren në doza të larta".
Dr James MacCabe, nga instituti i Psikiatrisë në Londër, tha se këto gjetje ishin shumë bindëse.
“Këto gjetje tregojnë se ripërdorimi i tyre mund të përmirësojë gjendjen e vështirë mendore të pacientëve,” tha ai.
Pavarësisht rezultateve, ka një dyshim edhe nga studiuesit për mënyrën se si është hartuar studimi. Shumë studime krahasojnë një grup pacientësh që marrin një ilaç me një grup tjetër që nuk e marrin atë, ndërsa në këtë studim kryesisht u analizuan të njëjtët pacientë, por në dy momente të ndryshme kur kishin marrë ilaçet dhe kur nuk i kishin marrë. Qasja ka shumë përparësi, por mund të nënkuptojë që kur njerëzit janë në një gjendje jo shumë të rënduar mendore, ka më pak gjasa të pranohen në spital, kështu që ata mund të qëndrojnë në shtëpi duke marrë këto ilaçe.

Me fjalë të tjera, statinet dhe ilaçet e tjera që janë përdorur për diabetin mund të shërbejnë për sëmundjet mendore, një problem që po bëhet i kudogjendur kohët e fundit.
Kjo është arsyeja pse prof. Naveed Sattar, nga universiteti U Glasgou, mbetet skeptik dhe thotë se duhet të jemi të kujdesshëm me këto gjetje dhe ilaçet duhet të konsumohen nga pacientët vetëm në moment që do të miratohet nga shkenca dhe jo nga mendimet e studiuesve. Grupi i studiuese kundërshtoi faktin se ilaçet mund të kenë efekte anësore, por pajtohen me faktin se provat klinike duhet të jenë hapi tjetër për të vërtetuar se sa efikase janë këto ilaçe për sëmundjet mendore. /BBC/


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë