Nga Gazeta ‘SI’ – Dy turistë turq janë arrestuar në Krujë pas goditën me makinë rojen e parkingut privat ku kishin parkuar.
Turistët kanë refuzuar të paguajnë parkimi dhe roja u është ngjitur mbi kofanon e makinës që ata të mos largohen. Ata ia kanë dalë të largohen pasi kanë përplasur në tokë rojen.
I plagosuri B.D është dërguar me urgjencë tek Trauma dhe nuk është në gjendje të japë shpjegime.
Po verifikohen kamerat e sigurisë të bizneseve në zonë për të zbardhur ngjarjen.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.