Gazeta Si – Igli Tare, ish-kapiteni i Kombëtares shqiptare dhe për shumë vite drejtor sportiv i Lacios, nuk i mbyll dyert e një rikthimi të mundshëm te kjo skuadër. Megjithatë, ai e sheh si një opsion me mundësi të pakta për t’u realizuar.
“Nuk e di nëse do të rikthehesha, për momentin nuk e kam përparësi. E di që kam bërë zgjedhjen e duhur që jam larguar. E kam lënë Lacion në nivel të lartë. I kisha thënë bashkëshortes se kur do të vinte kjo ditë që ’Olimpico’ të ishte i ezauruar.

Kemi qarë dhe jemi përqafuar pas një ndeshjeje Lacio-Kremoneze, ku stadiumi ishte plot. U kujtuam për atë fjali. Historia ime është një lloj motivimi për të rinjtë, që në jetë duhet të dinë se për të arritur objektiva të caktuar, nuk duhet të dorëzohesh kurrë”, – është shprehur Tare për ‘Radio TV Serie A’.
Tare, drejtori sportiv më jetëgjatë në Itali, ka dashur të bëjë pak pushim për t’u çlodhur dhe shumë shpejt do të marrë një vendim se ku do ta vazhdojë karrierën. Ai ka pohuar se ka refuzuar disa variante gjatë kësaj periudhe.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




