Gazeta Si – Ish-futbollisti i kombëtares shqiptare dhe ish-drejtori sportiv i Milanit, Igli Tare ka përjetuar një moment të pakëndshëm në tren pasi kishte marrë pjesë në ceremoninë mortore të legjendës së futbollit italian, Franco Baresi në Milano.
Sipas mediave italiane, çanta e Tares u vodh nga rafti i bagazheve gjatë udhëtimit drejt kryeqytetit, Romë. Sapo mbërriti në stacionin “Roma Termini”, Tare iu drejtua menjëherë Policisë Hekurudhore të rajonit të Lazios për të denoncuar ngjarjen.
Reagimi i shpejtë i efektivëve rezultoi vendimtar. Falë pamjeve të kamerave të sigurisë, autori i dyshuar u identifikua, u lokalizua dhe u arrestua brenda pak minutash, ndërsa çanta iu kthye menjëherë pronarit.
Vetë policia italiane e ndau rastin në rrjetet sociale, duke vlerësuar bashkëpunimin dhe reagimin e menjëhershëm të Tares.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje