Instituti i Gjeoshkencave ka paralajmëruar se me përkeqësimin e kushteve atmosferike, në zonat e urbane mund të shfaqen probleme me përmbytje të lokalizuara.
Gjatë ditës së sotme (17 nëntor) pritet të ketë reshje me intensitet të lartë dhe shtrëngata të cilat do të jenë më të përqendruara në Veri dhe në Qendër të territorit.
Në qarqet Shkodër, Kukës, Dibër, Lezhë, Durrës, Tiranë, Elbasan mund të ketë vërshime të shpejta të lumenjëve të vegjël malorë dhe rrëshqitje të dherave, thotë IGJEUM.

Temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet që sot të arrijnë:
në bregdet: 14 / 19 °C
në vendet e ulëta: 10 / 18 °C
në vendet malore: 7 / 15 °C
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.