Instituti i Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit njoftoi se pasditen e të hënës dhe nesër pritet nivel “i lartë” rreziku në shumicën e qarqeve dhe nivel “i moderuar’’ rreziku në qarqet Shkodër, Kukës dhe Dibër sa i përket zjarreve në pyje.
Rreziku pritet të jetë më i lartë ditën e nesërme.
Sa i përket reshjeve, IGJEUM bën të ditur se deri të mërkurën nuk priten reshje në të gjithë qarqet.
Nesër temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë: në bregdet: 25/34 °C, në vendet e ulëta: 23/38 °C, në vendet malore: 18/36 °C.
Era të hënën pasdite dhe nesër pritet të fryjë e lehtë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




