Moti

IGJEUM: E mërkura do të jetë me shi, zonat e rriskuara nga zjarret

Disa zona në Shkodër, Kukës, Dibër dhe Vlorë do të jenë të mërkurën më të rrezikuara nga zjarret në pyje.

Sipas Institutit të Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit, këtë të mërkurë priten gjithashtu reshje të dobëta shiu në shumicën e qarqeve.

Në zona të kufizuara të qarqeve, nuk përjashtohet mundësia që të ketë ndonjë reshje në formë shtrëngate me kohëzgjatje të shkurtër, më e mundshme në terrenet malore (dhe ato pranë tyre), kryesisht gjatë pasditeve.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë