Mode

Ide se si do të vishemi në 2030

Dhjetë vitet e kaluara na kanë sjellë trende dhe inovacione në modë të tilla si këpucë qëllimisht të shëmtuara, rroba të ndërthurura me teknologjinë, lëkurë të përpunuar në laborator apo dhe veshje aspak normale për njerëzit.
Por çfarë mund të ofrojë dekada tjetër në modë?
Shelley Fox, drejtoresha e Modës dhe Shoqërisë së Modës së Parsons në Nju Jork, mendon se rrobat që duken sikur vijnë nga galaktika do të mbeten pjesë e idesë dhe kurrë nuk do të jenë trend.
Në vend të kësaj, ajo beson se do të shohim një bashkëpunim midis modës dhe industrive të tjera dhe në fund do të dalë diçka jo aq e ndërlikuar sa mendojmë ne. Këtu, një grup stilistësh ndajnë gjashtë vizione për atë që do të veshim në vitin 2030.
“Rritja e temperaturave do të kërkojë materiale të freskëta dhe pëlhura teknologjike që do të përshtaten me nxehtësinë. Do kemi rroba që mbulojnë tërë trupin, me kapuçë të zgjatur që shndërrohen në maska dhe na mbrojnë nga viruset.” tha Margherita Maccapani Missoni, drejtoreshë e "M Missoni".

"… Unë shpresoj që moda në 2030 të duket si diçka që ju e doni ose e urreni … pa asnjë të mesme …" tha Thom Browne, themelues i  markës "Browne".
“Në vitin 2030, kufijtë midis reales dhe virtualit do të bëhen të paqartë. Forma dhe pamja nuk do të përcaktohen vetëm nga materiali fizik. Shtresat dixhitale do të përmirësojnë mënyrën tonë të veshjes." shprehet Melitta Baumeister, themeluese dhe dizenjuese e markës së saj "Baumeister".


"Ne do të përdorim materiale të ricikluara për të krijuar një funksionalitet të shtuar në tekstile dhe rroba unike për secilin individ." thanë Laura Kim dhe Fernando Garcia, drejtorë dhe bashkëkrijues të "Oscar de la Renta".

"Ndërsa unë gjithmonë besoj në një uniformë dhe diçka normale, mendoj se hapat drejt një garderobe moderne do të përqendrohen në qëndrueshmërinë dhe praktikat e shitjes me pakicë." tha Catherine Holstein, Themeluese dhe drejtoreshë krijuese e "Khaite".

“A mund të vishet një triko me shumë gjëra të tjera dhe prap të shikohet si trend? 2030 do të jetë ajo që sot nuk shikohet si diçka e bukur. Çdo njeri do të kombinoje rrobat sipas dëshirës pa u gjykuar nga askush. Do të kemi dhe përdorimin e xhumpsuits ndoshta për rehati ose sepse nuk është diçka që të kërkon të rrezikosh. Çdo detaj do të jetë i thjesht por i thellë." tha Mary Ping, themeluesja e "Slow and Steady".

Burimi: Wall Street Journal. Përktheu: Gazeta "Si"


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë