Ekonomi

Ibrahimaj: Taksimi i pronës sipas vlerës së tregut. Amnistia ende në konsultim, por do të bëhet

Nga Gazeta 'SI' - Ministrja e Financave, Delina Ibrahimaj, njoftoi se po punohet për hartimin e një projektligji për taksimin e pasurive të patundshme me bazë vlerën e tregut dhe jo atë referente, por se ajo nuk do të jetë gati as në vitin 2023.

“Kemi vite që punojmë për ndërtimin e një sistemi për taksën e pasurisë. Një ndër propozimet të taksohet me vlerësim të tregut. Kjo kërkon metodologji që analizon vlerën e tregut dhe prandaj do të marrë më shumë kohë”, - u shpreh ministrja Ibrahimaj për ndryshimet që lidhen me rivlerësimin e banesave në vend gjatë konferencës mujore me median.

Ajo po ashtu ritheksoi se Amnistia do të bëhet dhe se është ende në proces konsultimit me grupe të brendshme dhe të jashtme, për qartësim të plotë të efektit dhe zbatimit të tij.

“Kemi qenë shumë të qartë për Amnistinë. Popullata u shpreh pro saj me qëllim legalizimin e të ardhurave të emigrantëve. Vepron vetëm në Shqipëri dhe do të aplikohet për qytetarët shqiptarë. Amnistia fiskale dhe penale ka nisur që në pranverë, kemi punuar intensivisht me ministrinë e Drejtësisë. Nuk mund të them kur finalizohet. Është punë në proces, nuk e dimë a do të jetë në zbatim vitin që vjen”, -tha Ibrahimaj.

Ministrja shpjegoi se akoma nuk është bërë një vlerësim i kostos që pallatet e konfiskuara pa leje duhet t’i paguajnë shtetit për të riblerë hapësirën e tyre.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë