Një çift nga Kavaja që kishte blerë një apartament në kryeqytet është ndeshur me një surprizë të pakëndshme dhe pas tyre edhe policia që u nis për të zgjidhur një konflikt pronësie, por zbuloi një bazë droge. Prona e të moshuarve jo vetëm është zaptuar, por ajo përdorej si vendstrehimi për hashashin që shpërndarësit dyshohet se e merrnin aty dhe më tej ua shesin përdoruesve.