Gazeta Si – Tre persona janë arrestuar si autorë të dyshuar të pengmarrjes së një 18-vjeçari në Tiranë. Policia dyshon se ata në bashkëpunim me njëri-tjetrin, ditën e djeshme në rrugën “Loni Ligori” në Unazë të Re i kanë vjedhur me dhunë varësen e floririt dhe celularin një 18-vjeçari, si dhe e kanë marrë atë me forcë në automjetin e tyre duke i hequr lirinë për disa orë.
“Si rezultat i reagimit të menjëhershëm të shërbimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 6, u identifikuan dhe u vunë në pranga shtetasit: A. A., 30 vjeç, A. D., 30 vjeç, të dy banues në Tiranë. Gjithashtu u shpall në kërkim shtetasi R. A., 33 vjeç, banues në Tiranë”, njofton policia.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.