Në jetë, herët a vonë, gjithçka kthehet. “I vetëm në shtëpi”, gjithashtu! Filmi kult i viteve ‘90 po del përsëri në kinema me disa ndryshime.
Publiku do të jetë në gjendje të rijetojë historinë e filmit ikonik që nisi karrierën e Macaulay Culkin. “Home Sweet Home Only” do të jetë një riinterpretim i klasikes së madhe të publikuar në 1990: por kush do t’i bashkohet kastit? A do të jetë subjekti i njëjtë?

Traileri i filmit ka dalë më në fund. Dashamirësit e filmit kult të viteve ‘90 do të jenë në gjendje të përjetojnë të njëjtat emocione të dhëna nga Kevin McCallister i vogël!
Filmi “Home Sweet Home only” do të dalë më 12 nëntor. Protagonisti do të luhet nga Archie Yates, aktori që bëri debutimin e tij në vitin 2019 në “Jojo Rabbit”. Emra të tjerë janë: Ellie Kemper, Rob Delaney, Aisling Bea, Kenan Thompson, Tim Simons, Pete Holmes, Devin Ratray, Ally Maki dhe Chris Parnell.
Subjekti
Max Mercer është një djalë i ri i cili “harrohet” në shtëpi nga familja e tij, e cila është nisur për në Japoni. Kur një çift i martuar përpiqet të rimarrë një trashëgimi të paçmuar, ata do t’i vënë sytë nga shtëpia e familjes Mercier: do t’i takojë Max-it ta mbrojë atë nga “armiqtë”.

Publiku do të duhet të heqë dorë nga çdo shpresë për të parë Kevin të rritur: aktori Macaulay Culkin, përmes rrjeteve të tij sociale, ka hequr të gjitha dyshimet në lidhje me pjesëmarrjen e tij në xhirim. “Unë nuk do të jem. U uroj të gjithëve fat”, ka shkruar ai në “Twitter”.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.